12.5 C
Tirana

Tayna shkëlqen në Londër, i ati ka diçka për ti thënë.

VENDI

Tayna është kthyer në një ndër reperet më të suksesshme të showbizit e cila është shumë aktive si në projekte muzikore ashtu dhe në koncerte të vazhdueshme. Ajo ka treguar gjithmonë se qëllimi i punës së saj janë prindërit. Si vajzë e vetme Tayna ka premtuar ti bëjë krenarë.

Mbrëmjen e kaluar reperja ka performuar në Londër dhe fotot nga koncerti i ka ndarë me të atin. Tayna ka publikuar në Instastory një bisedë me të ku mund të shohim fare qartë raportin baba bijë dhe se çmendim ka ai për arritjet e vajzës.

Reperja i ka treguar të atit që ka mbajtur koncert në Londër dhe ky ka vënë re se salla ka qenë e mbushur plot duke u ndjerë krenar dhe duke e përgëzuar.

Faleminderit bab. Gjithmonë kam dasht me ju bo krenarë edhe jam shumë e lumtur dhe falenderuese që po m përkrahni për ëndrrat e mia. Ju dua shumë edhe mka marrë malli i përgjigjet Tayna. Ndërkohë i ati i thotë se do e mbështesë gjithmonë. Do jemi gjithmonë krah teje dhe me ty zemër. Veç përpara bab i ka kthyer ai.

- Advertisement -

TE FUNDIT