12.5 C
Tirana

Taulant Xhaka baba për herë të parë, futbollisti zbulon emrin e vogëlushit me foton më të ëmbël

VENDI

Ditën e djeshme Taulant Xhaka është bërë baba. Bashkëshortja e tij, Arbnora ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë. Ata janë bërë prindër të një vogëlushi që e pagëzuan me emrin Klevis. Nëpërmjet llogarisë së tij në “Instagram”, futbollisti e ka bërë vetë të ditur lajmin e bukur duke ndarë me ndjekësit e tij dhe një foto nga materniteti. Krah fotos nuk kishin si të mungonin dhe fjalët e ëmbla të babi Taulantit. “Mirë se erdhe engjëlli im i vogël. Mami dhe babi të duan në pafundësi, Klevis Xhaka”, shkruan ai.

Futbollisti dhe bashkëshortja e tij celebruan dashurinë e tyre në muajin janar në një ceremoni familjare.

- Advertisement -

TE FUNDIT