10.5 C
Tirana

Sytari: Martesat gay, me mbështetjen e shejtanit!

VENDI

Lidhur me debatin për të drejtat e LGBTI në Shqipëri, që mori një vëmendje të madhe sot,
pas deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili kritikoi disa politikanë për deklaratat e tyre diskriminuese dhe për
mosmbështetjen e akuzës, ka reaguar edhe imami i Shkodrës Muhamed Sytari.
“Po ndjekim me shqetësim të madh dhe vëmendje tendencën për devijimin e familjes, martesën me të njëjtën gjini.
Nuk duhet pranuar për asgjë në botë.
Ata kanë mbështetjen e shejtanit për të ulur vlerat e njerëzimit. Të punojmë për vlerat e besimit dhe tabanit kombëtar.
E kemi për nder të quhemi radikalë nëse ruajmë vlerat e familjes, moralit, harmonisë e më gjerë”, tha sot Hoxha në xhami

- Advertisement -

TE FUNDIT