20.5 C
Tirana

Surpriza e veçantë që përloti mjekët e Spitalit Infektiv këtë të shtunë, nga forcat zjarrfikëse

VENDI

Mirënjohjen e madhe për punën e lavdërueshme që po bëjnë në këtë situatë të vështirë për vendin, në përballjen me pandeminë e koronavirusit, mjekët e Spitalit Infektiv sot e kanë ndjerë edhe nga Zjarrfikësit e Tiranës.

pjimage (53)

Këta të fundit i kanë shkëputur disa momente jashtë korridoreve dhe dhomave të spitalit, për të parë nën rrezet e diellit surprizën e dedikuar për ta.

Ata shkuan pranë spitalit dhe duke ruajtur distancën, me disa pankarta që mbanin në duar kanë dhënë mesazhet e tyre dhe falënderimet për mjekët.

“Zjarrfikësit e Tiranë falënderojnë dhe nderojnë mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv në QSUT” shkruhet në një njoftim të bërë nga Zjarrfikësit.

Ky gjest i veçantë ka bërë që disa prej mjekëve të preken e të përloten.

- Advertisement -

TE FUNDIT