24.5 C
Tirana

Surpriza e hidhur: Tahiri i dhuroi motorin e shërbimit, 2 vjet më vonë i kërkohet ta kthejë

VENDI

Xhemil Haluli u surprizua shumë në Qershor të vitit 2016, kur në prag të pensionit, pas pothuajse 44 vitesh punë në Policinë Rrugore, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri organizoi
një ceremoni dhe i dhuroi motorin me të cilin kishte shërbyer në polici për disa dekada.
“Unë karrierën e Policisë Rrugore e kam filluar me 1 Shtator të vitit 1973. Kryesisht kam qenë gati 35 vjet polic trafiku. Shërbimi si polic trafiku është aq i bukur, por është edhe shumë
i vështirë, se pasqyron Policinë e Shtetit. Për çdo të huaj që vjen në Shqipëri, kontaktin e parë e ka me policin e trafikut. E dyta, si kryen shërbimin, si zbaton ligjin…”, kujton Haluli.
Në Qershor të 2016-ës, karriera rreth 44-vjeçare e zotit Haluli ishte drejt fundit, ai do të dilte në pension dhe ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe mendoi t’i bënte një surprizë.
“Më jepet një shkresë urgjent, sepse unë isha edhe si tip korrieri. Do t’ia çosh urgjent ministrit në zyrë. E çoj unë atje… Hyj tek zyra e sekretarisë. Hyr më thonë se të kërkon ministri. Unë nuk kisha qenë ndonjëherë tek ministri. Del ministri bashkë me Drejtorin e
Përgjithshëm të Policisë dhe më thotë: -Si quhesh ti? Xhemil Haluli; Sa vite ke në Policinë e Shtetit? 43 për 44; Si e kemi Policinë e Shtetit? Në lartësinë e duhur- , i thashë. Mirë, mirë më tha, hajde zbresim. Në momentin që zbresim poshtë ne, i gjithë stafi i ministrisë ishte mbledhur.”
Haluli thotë se megjithëse motori është i rëndë dhe i vështirë për t’u përdorur, për të është edhe më i vlefshëm kur mendon se 2-3 të tillë kanë ngelur në Tiranë.
Por ndërkohë që ai priste nga momenti në moment që t’i kalonte edhe pronësia, të ndërroheshin targat dhe nga shtetëror të bëhej pronë civile, Halulit i erdhi një shkresë, që i kërkonte dorëzimin e motorit Guzi brenda 5 ditësh, pasi i ishte dhënë në kundërshtim me ligjin.

- Advertisement -

TE FUNDIT