18.5 C
Tirana

Superhëna e parë për këtë dekadë do të ndriçojë qiellin këtë fundjavë, ja kur mund ta shihni ‘Hënën e Dëborës’

VENDI

Një Hënë e plotë Dëbore (full Snow Moon) do të ndriçojë qiellin këtë fundjavë, duke shënuar kështu superhënën e parë për këtë dekadë.

Ajo është e para nga katër superhëna të tilla që pritet të ndodhin në vitin 2020, dhe pritet të jetë më e madhja dhe më e ndritura e vitit. Njerëzit në të gjithë botën do të jenë në gjendje të dëshmojnë fenomenin e madh të kësaj superhëne, ditën e dielë më 9 shkurt.

Një Hënë e plotë Dëbore (full Snow Moon) do të ndriçojë qiellin këtë fundjavë, duke shënuar kështu superhënën e parë për këtë dekadë. Ajo është e para nga katër superhëna të tilla që pritet të ndodhin në vitin 2020, dhe pritet të jetë më e madhja dhe më e ndritura e vitit.

Njerëzit në të gjithë botën do të jenë në gjendje të dëshmojnë fenomenin e madh të kësaj superhëne, ditën e dielë më 9 shkurt.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Hëna e Dëborës është ngritur në qiell rreth orës 15:50 me orën lokale këtë të shtunë, 8 Shkurt dhe do të jetë e dukshme gjatë gjithë natës deri në 07:55 të dielën, përpara se të ngrihet përsëri në 17:15.

Koha më e mirë për të parë Hënën e Dëborës me gjithë lavdinë e saj thuhet se do të jetë të dielën në orën 07:33 me orën lokale. Hëna do të shfaqet e plotë për rreth tre ditë, nga e premtja në mbrëmje deri të hënën në mëngjes, duke e bërë këtë një fundjavë të plotë të Hënës.

Sidoqoftë, ardhja e Stuhisë Ciara mund të ndikojë në kushtet e shikimit për njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi metereologët kanë parashikuar re dhe shi në të gjithë pjesën e vendit të dielën në mëngjes. Kjo superhënë cilësohet si Hëna e Dëborës sepse tradicionalisht përkon me reshje të mëdha dëbore.

- Advertisement -

TE FUNDIT