18.5 C
Tirana

Sukaj: Para ndeshjeve shohim me vëmendje arbitrat, themi “ishalla s’na bie ky”…

VENDI

Sulmuesi i Vllaznisë, Xhevahir Sukaj ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH. Gjatë emisionit, Sukaj ka folur dhe për arbitrimin në Superiore.
“Te Vllaznia themi gjithmonë, “ishalla s’është ky arbitër, ishalla s’është ky”.
Ekziston një farë imazhi për arbitrat.
Ka arbitra që dinë të gjithë si janë. Ne jemi paksa dhe si të veçuar, pasi po të shohësh dhe 9 ekipet e tjera, nga ana gjeografike, ne jemi të diferencuar.”
Në fakt, tek skuadra shkodrane ka patur njëfarë pakënaqësie në lidhje me gjykimet në ndeshjet e fundit.
Pikërisht për atë në Laç ku prej arbitrimit erdhi edhe humbja.
Por ndërkohë, ka patur pakënaqësi edhe për sfidën në Kamëz ku goli i anulluar për Vllazninë, ka qenë shumë i dyshimtë.

- Advertisement -

TE FUNDIT