18.5 C
Tirana

Sukaj dhe Vucaj “fundosin” Flamurtarin. Merr fryme Vllaznia

VENDI

Vllaznia ka marre nje fitore me shume vlere ndaj Flamurtarit dhe per me teper me rezultat te thelle, 3-0.
Rezultati eshte zhbllokuar ne ‘13 kur Vucaj shenon direkt nga nje goditje denimi.
Nje gol qe u ka dhene qetesine kuqebluve. Ne minuten e 36-te Sukaj me nje goditje te forte me te majten shenon golin e dyte.
Pjesa e pare do te mbyllej me shifrat 2-0.
Ne fillimin e se dytes Sukaj shenon serish. Kete here me koke pas nje krosimi te Likes nga e djathta.
Rastet nuk mungojne edhe me pas dhe Sukaj e Çinari kane mundesi te shenojne serish. Ne ‘74 Kalaja pengohet ne menyre te parregullt nga portieri brenda zones dhe arbitri akordon 11-metersh.
Ndonese tifozet duan qe ate ta ekzekutoje Sukaj, ne fakt e merr persiper Lika. Kapiteni kuqeblu godet traversen dhe topi perfundon jashte.
Rastet nuk mungojne serish teksa Pjeshka e Tafili kane mundesi te shenojne por ndalen nga portieri Qirko.

- Advertisement -

TE FUNDIT