25.5 C
Tirana

Studentët rinisin fuqishëm protestat, ja kur do të fillojnë

VENDI

Studentët kanë paralajmëruar se do të kthehen sërish në protesta.

Në një postim në faqen e Facebook-ut të “Për Universitetin”, ata shkruajnë se do të rinisin protesta madhështore.

Ata do të ngrihen kundër disa çështjeve si: Ligjit të arsimit të lartë, Financimit të universiteteve private me paratë e tyre, Abuzimit me të drejtat e studentëve.

Postimi i plotë:

E MIJËRA NË PROTESTË!

Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë: KUNDËR: Ligjit të arsimit të lartë. Financimit të universiteteve private me paratë tona. Abuzimit me të drejtat e studentëve

PËR: Arsim cilësor. Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë

Përgjysmimin e të gjitha tarifave

Votë të barabartë studentë pedagogë.Kushte dinjitoze studimi dhe jetese. Perspektivë punësimi profesional

NE DO TË FITOJMË!

BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!

- Advertisement -

TE FUNDIT