18.5 C
Tirana

Spitali i Shkodrës “rrëzon” policinë: Në urgjencë erdhën 26 nxënës

VENDI

Pas reagimit të policisë në lidhje me ngjarjen e helmimit të ndodhur në shkollën e Postrribës në Shkodër e cila pohonte se ishin paraqitur për mjekim 12 fëmijë, ka ardhur reagimi edhe nga radhët e Spitalit Rajonal të këtij qyteti.

Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, janë paraqitur në Urgjencë 26 nxënës nga shkolla e mesme e bashkuar Postribë. Ata janë paraqitur me simptoma të tilla si të vjella, temperaturë, e marrje mendsh.

Të gjithë nxënësit, sipas spitalit, kanë marrë trajtimin e menjëhershëm mjekësor, nga ku 16 raste janë trajtuar në repartin infektiv dhe 10 raste janë trajtuar në repartin e pediatrisë.

Aktualisht 7 persona po marrin akoma shërbim në spital, 5 prej të cilëve tek reparti i infektivit dhe 2 në pediatri, ndërsa pjesa tjetër kanë lënë spitalin.

Pacientët, sipas spitalit Shkodër, janë nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve.

- Advertisement -

TE FUNDIT