27.5 C
Tirana

“Spitalet janë thuajse bosh, nuk ka të sëmurë rëndë me Covid-19”, Ylli Manjani zbulon se çfarë po përgatit kryeministri Rama

VENDI

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas kërkesës që qeveria do të dërgojë në Parlament një propozim për të zgjatur gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore deri në 23 qershor.

Manjani shprehet se ligjërisht nuk ka më asnjë term tjetër që të justifikojë marrjen e masave, as vijimin e gjendjes së emergjencës.

Manjani shkruan:

“Edhe njëherë për gjendjen e emergjencës.

Nga njëra anë:

1. Në Facebook njerëzit marrin njoftime nga Kryeplaku që masat po lirohen dhe jeta po hapet.

2. Spitalet janë thuajse bosh sepse nuk ka të sëmurë rëndë me COVID.

3. Shifrat, pavarësisht besueshmërisë së tyre sepse nuk dihet saktë kur filloi infeksioni, nuk sugjerojnë mbyllje por hapje të jetës.

Nga ana tjetër:

Në Parlament diskutohet miratimi i shtyrjes së gjendjes së emergjencës edhe 2 muaj më shumë.

Dy anë të së njëjtës ngjarje që përplasen llogjikisht!

E lemë mënjanë kushtetutshmërinë e këtij vendimi, po qëllimi cili është?! Të përballohet pandemia apo kufizohet liria e njerëzve?!

Jo pa qëllim Kushtetuta i ka lënë një afat dhe një mënyrë kontrolli qeverisë në këto raste. Në radhë të parë vlerësohet efektshmëria e masave të amrra nën 30-ditshin e gjendjes së emergjencës. Pastaj nevoja reale për shtyrje në fund vlerësohet afati i shtyrjes, i cili në asnjë llogjikë nuk mund të jetë më shumë se 30 ditë.

Qartësisht:

1. Vendi ka 38 ditë në quarantinë. Për dy ditë plotësohet ideja e saj pra e 40 ditëve izolim.
2. 30 ditë prej këtyre 38 ditëve i kaluam nën masat e gjendjes së fatkeqsisë natyrore.

Pra ligjërisht nuk ka më asnjë term tjetër që të justifikojë marrjen e masave, as vijimin e gjendjes së emergjencës. I vetmi term është përmbyllja graduale e masave ndaj pandemisë, që buron nga ligji 15/2016.

Për më tepër nuk ka më asnjë lidhje llogjike e ligjore pezullimi i neneve të Konvetës Europiane dhe lirive e të drejtave kushtetuese të Shqiptarëve.

Nëse zgjatja e fatkqesisë natyrore bëhet vetëm për të mbajtur qytetwrët larg nga të liritë e të drejtat e tyre, kjo nuk quhet më karantinë, por izolim politik!

P.S. Këtë arsyetim i sugjeroj atyre deputetëve që më kërkojnë opinion për këtë rast. Përveç arsyetimit ligjor, të cilin e kam bërë dje këtu, në Facebook.” – ka shkruar Manjani.

- Advertisement -

TE FUNDIT