18.5 C
Tirana

Ka mënyrë tjetër si përhapet Covid? Mjeku Tritan Kalo jep detajet e forta

VENDI

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka folur sot rreth mënyrave të reja të përhapjes së koronavirusit që dihen deri më tani nga ekspertët, me aq sa është arritur të njihet ky virus.

Përveç spërklave sot mënyrë tjetër e përhapjes së Covid 19 tha mjeku në një intervistë në emisionin Përballë në RTSH është edhe ajri.

“Përhapet përmes spërklave por sot ka ndryshuar koncepti, a përhapet përmes spërklave deri vetëm në një distancë 1.5 metra apo edhe në pikëza më të vogla që qëndrojnë në ajër më gjatë.

Qendrojnë të dyja është arritur në konkluzion së fundmi, rreziku është si me transmetim direkt ose nga sipërfaqet e kontaminuara përmes spërklave ose edhe në ajër apo mikrogrimca që qëndrojnë në kohë të shkurtër në ajër.

Sipas mjekëve finlandezë spërklat qëndrojnë në ajër nga 30 minuta, në 2 ose 3 orë. Asgjë e përcaktuar se janë eksperimente në laborator, teorikisht ekziston si mundësi.Shqetësimi më i madh që kam tani është që hapja të bëhet gradualisht por sjellja e individëve të papërgjegjshëm do bëjë që me veprimet e tyre ta pësojnë njerëzit e përgjegjshëm”, tha mjeku Kalo.

Jemi të përgatitur për një valë të dytë shpërthimi?

Mjeku Kalo: Jemi se nuk janë shfrytëzuar strukturat e parapërgatitura nëse shtrihet një gjë e tillë. Rikthimi në shtator, ka diçka që luhatet por në shtator s’ka vetëm Covid nuk është vetëm gripi janë dhe viroza të tjera. Do jetë në përzierjen e tablosë klinike edhe me viruse të tjera. Mund të marrësh një viroz të thjeshtë, por një pjesë e tyre mund të jenë edhe ata që vuajnë nga Covid-19.

- Advertisement -

TE FUNDIT