27.5 C
Tirana

Skënderbeu peshkon në Shkodër, merr sulmuesin që la të lirë Vllaznia.

VENDI

Vllaznia e la të lirë pak ditë me parë duke hequr dorë nga një prej sulmuesve më të mirë që ka nxjerrë akademia në këto vitet e fundit.

Bëhet fjalë për 19 vjeçarin Belajdi Pusi i cili sot i është bashkuar Skënderbeut. Panorama Sport zbulon ekskluzivisht se shkodrani ka rënë dakord me klubin korçar dhe pritet të firmosë në orët në vijim.

Ai shihet si zëvendësuesi i Oto Xhon që u largua te Prishtina. Pritet që Pusi të aktivizohet sot edhe në miqësoren Skënderbeu-Luftëtari që po luhet aktualisht në Durrës.

- Advertisement -

TE FUNDIT