18.5 C
Tirana

Sinjali i LSI për Bashën: Të futemi në zgjedhje, pasi fitojmë bindshëm.

VENDI

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani dhe një prej figurave më të rëndësishme të LSI, ka bërë thirrje që opozita të futet në zgjedhje, pasi sipas tij fiton në shumicën e bashkive të vendit. Sipas tij, ai që është kundër dialogu është kryeminsitri Edi Rama, pasi në rast se opozita konkurron, PS humb bashkitë e vendit.

Ish-ministri ka dalë edhe kundër dhunës së opozitës, ndërsa thekson se Rama duhet mundur me pushtet. Thirrja e Manjanit, duket si një sinjal i LSI për PD-në.

“Nëse opozita hyn tani në zgjedhje, pa fushatë fare fiton bindshëm në: Shkodër, Lezhë, Kukës, Bulqizë, Mat, Laç, Kamëz, Vorë, Cërrik, Sarandë, Delvinë, Rrogozhinë, Kavajë, Çorovodë, Finiq, Tropojë, Konispol e Pustec.

Me një kandidat të mirë dhe me pak fushatë fiton: Elbasanin, Tiranën (me pak vota diferencë), Hasin, Pukën, Dibrën, Krujën, Mallakastrën, Korçën, Kuçovën, Urën Vajgurore, Selenicën, Peqinin, Përmetin dhe Këlcyrën.

Kjo është bindja ime e mbështetur edhe në sondazhin e IPR Marketing. Por kushti është që opozita të jetë unike dhe e organizuar mirë në terren. Prandaj Rama nuk ka interes të dialogojë për të lejuar Opozitën të konkurrojë se është HUMBËS!

Ndoshta vërtetë opozita duhet të konsiderojë opsionin hyrje në zgjedhje, qoftë dhe me një shtyrje minimale të datës së zgjedhjeve, sa për të lejuar KQZ të bëjë rregjistrimet dhe përgatitjen e infrastrukrurës zgjedhore…

Ndoshta, them me kaq informacion sa kam nga lajmet. Por edhe nga ndjesia e përgjithshme që ekziston nga frika e përplasjeve të dhunshme. Dhuna nuk pranohet nga askush! Deri më sot monopolin e dhunës e ka qeveria, e cila po bën çmos t’ja kalojë opozitës. Nga ana tjetër, opsioni që të ikë Rama që të fitohen zgjedhjet më duket i drejtë, por jo i dëshiruari. Edi Rama duhet mundur në pushtet, aty ku është, tani në zgjedhje lokale dhe pak më vonë në zgjedhjet politike…

Jam i bindur se është plotësisht e mundshme që të mundet megjithë potencialin kriminal, financiar e propagandistik që ka! Jam i bindur sepse ka kaluar çdo limit konsumi dhe arroganca e tij është gropa politike që i ka hapur vetes. Por mendim e kam këtë që sapo shkrova. Mbase shërben ndokund…”, shkruan Manjani.

- Advertisement -

TE FUNDIT