15.5 C
Tirana

Sinani bën thirrje për bashkim: Nuk është koha të bëjmë kritika

VENDI

Ish-sulmuesi dhe goleadori i njohur i Vllaznisë, Vioresin Sinani, kërkon që rreth skuadrës të ketë një frymë pozitive për ndeshjet e mbetura.
Edhe pse ka qenë një ndër kritikët më të mëdhenj të skuadrës, në këto momente të vështira ku shkodranët rrezikojnë mbijetesën, Sinani bën thirrje për mbështetje.
“Unë e kam shprehur edhe më parë që kam besim te kjo skuadër dhe te këta djem. Tani të gjithë së bashku duhet që të jemi në krah të Vllaznisë.
Nuk është koha as për analizë dhe as për të gjetur fajtorët apo për të bërë kritika, sot është koha që të gjithë bashkë të jemi pro ekipit tonë, në mënyrë që ta kalojë me sukses këtë sezon dhe të arrijë atë objektiv minimal që ka qëndrimin në Kategorinë Superiore.
Prandaj, të gjithë në këto momente duhet të përcjellim frymën dhe besimi te grupi i lojtarëve. Ky është apeli im”, ka thënë Sinani ne nje prononcim per “Panorama Sport”.

- Advertisement -

TE FUNDIT