13.5 C
Tirana

Si të kujdeseni për lulen e Krishtlindjes që ajo të qëndrojë në formë më gjatë?

VENDI

Lulet e Krishtlindjes që emërtohen Poinsettias i shohim ngado në këtë periudhë megjithatë ato nuk janë lule dimri. Që të qëndrojnë sa më gjatë në formë të mirë duhet të keni parasysh disa këshilla kujdesi dhe ti mbani ngrohtë.

Lulja duhet të jetë e mbështjellë gjatë transportit sepse temperaturat e ulëta mund ta dëmtojnë. Sapo të shkoni në shtëpi tia hiqni mbështjellësen sepse kërcejtë e gjetheve mund të varen ose të rrotullohen nëse nuk shmbështillet.

Që të jetojë sa më shumë vendoseni pranë një dritareje. Mos e lini që ndonjë pjesë e saj të prekë xhamat e ftohtë. Gjithashtu mos e lini as në temperature të larta, poshtë kondicionerit apo pranë kaloriferit.

Mos e lini pranë rrymave të ajrit helikave të ngrohësve ose dritareve të hapura. Ajo ka nevojë për temperatura mesatare dhe shumë diell. Vendoseni në një dhomë të freskët gjatë natës për të zgjatur kohën e saj të lulëzimit.

Kontrolloni çdo ditë ujin dhe ujiteni kur të jetë tharë. Ujitni aq sa dheu të mbushet me ujë dhe derdheni pjesën e ujit që kullon poshtë. Nëse nuk e ujitni sa duhet bima do të thahet dhe gjethet e poshtme do të bien.

Nëse e ujitni shumë, gjethet e poshtme do të zverdhen dhe do të bien sërish. Nëse do e mbani për disa muaj hidhini pleh një herë në muaj sipas rekomandimeve të luleshitësit.

Nëse doni ta ruani për vitin tjetër, krasiteni me kujdes duke i lënë kërcejtë 6-9 cm të gjatë. Lini pak gjethe në çdo kërcell sepse të rejat lindin nga ato.

Prerja ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e bimës. Kjo prerje bëhet në shkurt ose në fillim të marsit. Mbajeni bimën në një dritare në temperaturë mesatare dhe ujiteni rregullisht.

- Advertisement -

TE FUNDIT