13.5 C
Tirana

SHTIMI I RASTEVE ME COVID-19 NE SHKODER, RAMA APEL PËR SHKODRANËT

VENDI

Kryeministri i bëri apel Shkodrës të respektojnë distancimin social pasi situata ”është shumë shumë delikate”

Rama tha se shpresonte dhe në angazhimin e pushtetit vendor në këtë luftë kundër pandemisë së koronavirusit.

“Ju lutem shumë, të gjithë banorëve të Shkodrës, ju lutem shumë bëni kujdes maksimal dhe respektoni maksimalisht rregullat sepse mos respektimi dhe shpërfillja e masave e ka kthyer Shkodrën në bombë me sahat.

Ne po punojmë fort për të bërë gjithçka për ta mbështetur Shkodrën e familjet atje, edhe pse për fat të keq ende nuk e kemi pasur angazhimin dhe mirëkuptimin e plotë të pushtetit vendor por shpresoj që do të zgjidhet një orë e më parë për të mirën e qytetarëve të Shkodrës, por në fund të ditës është disiplina dhe respektimi i masave.

Do të bëjmë gjithcka për të shkëputur zinxhirin e infeksionit duke ndjekur portokollet sipas strategjive të ekspertëve dhe për të realizuar izolimin e të gjithë atyre që janë të infektuar. Situata është shumë shumë delikate.”

Shkodra renditet e dyta ne harten e perhapjes se koronavirusit COVID-19, menjeherë pas Tiranes me 44 raste.

- Advertisement -

TE FUNDIT