14.5 C
Tirana

FILMI TURK BËN NAMIN NË BOTË, REAGON I EMOCIONUAR AKTORI KRYESOR

VENDI

“Mrekullia në qelinë numër 7” është filmi turk që ka arritur nje sukses te madh ne bote keto dite.

Ai është renditur si një nga filmat më të ndjekur në Netflix dhe siç duket ka qenë i preferuari i publikut gjatë kësaj periudhe pandemie, kur të gjithë janë mbyllur në shtëpi.

Pas suksesit të filmit, aktori kryesor Aras Bulut Iynemli ka reaguar i emocionuar që filmi po shihet anë e mbanë botës.

“Udhëtimi i “Mrekullia në qelinë numër 7″ nisi me dashuri. Ne e donim shumë historinë tonë. Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekulli. Po e shohin njerëz anë e mbanë botës në këto ditë të vështira. Le të mbështetemi tek njëri-tjetri me dashuri. Faleminderit për interesimin tuaj. Kujdesuni për veten”, shkruajti aktori.

- Advertisement -

TE FUNDIT