11.5 C
Tirana

Shqiptarët e pritën me protesta, ja çfarë thotë Vuçiç.

VENDI

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është prononcuar në lidhje me protestën e mbajtur në Tiranë kundër vizitës së tij. Kreu i shtetit serb tha se nuk i bëjnë përshtypje të tilla gjëra pasi është mësuar me protestat.

Personat që protestojnë kundër Tiranës kundër bashkëpunimit rajonal janë më shumë të drejtuar nga e kaluara dhe pa një vizion për të ardhmen, tha Vuçiç.

Duke shtuar se ishte shumë i kënaqur me takimin që kishte pasur me Ramën dhe Zaev. I pyetur për thirrjet kundër tij dhe Serbisë në protestë, Vuçiç tha se ishte mësuar tashmë me protestat.

Ai theksoi se projekti i mini shengenit do të ecë mes Tiranës Shkupit dhe Beogradit duke thënë se të tjerë do ti bashkohen por sipas tij disa persona nuk e kuptojnë realitetin nuk jetojnë në të tashmen dhe nuk kanë një vizion për të ardhmen.

Presidenti serb tha se e kuptonte mungesën e Prishtinës por e kishte të paqartë se përse nuk ishte Bosnje Hercegovina. Kryeministri Edi Rama priti Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe homologun e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për samitin e mini shengenit.

Por aktivistët e Vetëvendosjes në Tiranë protestuan kundër Vuçiç dhe nismës për të cilën liderët kanë mbërritur në Shqipëri.

- Advertisement -

TE FUNDIT