11.5 C
Tirana

“Shqipëria më mirë se tërë dynjaja për fatalitetet”/ Rama publikon tabelën: Çudi e madhe ëëë?!

VENDI

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa të dhëna nga “Coronavirus Worldometer” për nivelin e pandemisë në vendin tonë.

 

Në tabelën e publikuar nga Rama, thuhet se niveli i humbjeve të jetëve është 3.9%, ndërsa Shqipëria renditet e fundit në Europë për nivelin e vdekjeve.

 

Kreu i qeverisë ka ironizuar opozitën që ka deklaruar gjatë kësaj kohe se numri i testimeve është i vogël dhe se qeveria nuk ka strategji apo plan për përballimin e situatës.

 

“Albania the best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar.

 

Krenar për Shqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë dhe frikë nga injoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes”, nënvizon Rama

- Advertisement -

TE FUNDIT