24.5 C
Tirana

“Shpërthen” Qerimaj: Moszgjedhja ime në 10-shen e më të mirëve, një turp i madh për Federatën e KOKSH-in

VENDI

Nënkampioni i Europës dhe vendi i tretë në botë në peshëngritje për vitin 2017, çuditërisht nuk përzgjidhet në mes 10 sportistëve më të mirë të Shqipërisë!!!
Një absurditet i vërtetë! Komiteti Olimpik
Kombëtar Shqiptar, në bashkëpunim me Federatat Sportive kanë shpallur pasditen e djeshme më të mirët e vendit për vitin që shkoi.
Por në mes tyre, nuk ka patur vend për Erkand Qerimajn! Kjo ka bërë që i fundit “të shpërthejë”.
Me një status të hedhur në faqen e tij në facebook, ai shprehet:
“Të jesh sportisti më i mirë në Shqipëri për 2017 në renditjen e ranklistës së Federatës Botërore të Peshëngritjes, të marrësh medalje në Europian (2) e të jesh medalist botëror si i 3-ti në bote, nuk mjafton të futesh në 10 sportistat më të mirë në Shqipëri!
Nuk e kuptoj çfarë kriteresh duhen që të jesh në “10 sportistat më të mirë në Shqiperi ???? Turp për Federatën por edhe për Komitetin Olimpik.
© shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT