20.5 C
Tirana

Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave bën paralajmërimin e fortë për furrat e bukës.

VENDI

Të nderuar kolegë nisur nga shqetësimet e vazhdueshme është e nevojshme të ritrajtojmë edhe njëherë problemin e prerjes bukës. Është tepër e nevojshme ndalimi në mënyrë absolute i prerjes bukës pasi përbën problem shëndetin e klientëve.

Një buke e prerë do të thotë prishja e guackës mbrojtëse të bukës që është pjekur me temperaturë 230 deri 240 gradë dhe prishja e kësaj guacke krijon pasoja shumë të mëdha për intoksikimin.

Në kushtet e tanishme të Covid 19 është tepër e nevojshme të ndalohet prerja e bukës në mënyrë absolute kjo tju bëhet e qartë të gjithë klientëve dhe makina prerëse të largohet nga pjesa e prerjes që kemi zakonisht.

Në të njëjtën kohë është e nevojshme për furrat e bukës që kanë shërbimin e kafesë të ndalohet kafeja ambulatore sepse kjo krijon premisa për grumbillimin e njerëzve dhe për daljen e tyre nga shpia si një shërbim ekstra që e kemi vetëm ne.

Për të dyja këto kemi vërejtje edhe nga institucionet dhe kërkesa nga klientët prandaj është e nevojshme që ti zbatojmë për të qënë regull me respektimin e ligjeve te shtetit për këtë periudhë.

- Advertisement -

TE FUNDIT