13.5 C
Tirana

Shoferi merr përpara grupin e turistëve, 6 të vdekur dhe 11 të plagosur

VENDI

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident tragjik që ka ndpdhur në Itali.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës në në Lutago të Italisë, ku një makinë me shpejtësi të lartë goditi një grup njerëzish në buzë të rrugës.
 
Sipas mediave të shtetit fqinj ata ishin të gjithë turistë të rinj gjermanë, ku si pasojë humbën jetën 6 persona dhe 11 të tjerë u plagosën ku si pasojë një grua gjendet në gjendje të rënë.
 

Gjithahstu mediat bëjnë me dije se pasi kaluan mbrëmjen në një klub, grupi i turistëve gjermanë ishin pranë një autobusi turistik kur u goditën në qendër nga makina e drejtuar nga një 28-vjeçar nga Chienes, i cili siç duket kishte një përmbajtje shumë të lartë të alkoolit.
 

Ai është dërguar në spitalin Brunico për t’iu nënshtruar analizave.

- Advertisement -

TE FUNDIT