21.5 C
Tirana

Shkon në 51 numri i viktimave nga tërmeti, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja

VENDI

Një ditë e zezë për Durrësin, nga ana që askush nuk do ta harrojë në memorien e vet

Kështu që do të mbahet 30 nëntori për të gjithë ata që përcollën për në banesën e fundit, 8 anëtarët e familjes Lala.

Një tragjedi e pabesueshme që vështirë të gjesh fjalë e tekst për ta përshkruar

8 pjestarë të një familje që vdiqen nën rrënoja pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaterroi shtëpinë e tytre disakatëshe në Ish Kënetë.

Vetëm një prej tyre shpëtoi, Ramë Lala 16 vjec, të tjerët vdiqen përfshirë edhe dy binjakë 2 vjecarë.

Në homazhet e zhvilluara në Pallatin e Sportit në Durrës morën pjesë drejtues më të lartë të institucioneve shtetërore mes të cilave presidenti Meta dhe kryeministri Rama.

Ky I fundit është parë I perlotur teksa ka qëndruar pak më shumë brenda në hollin e pallatit të sportit ku të afërm të familjes Lala prisnin e përcillnin njerëz.

Me qindra apo mijëra qytetare të tjerë hynin e dilnin në këtë ambjent për ti dhënë lamtumirën e fundit 8 pjestarëve të familjes Lala, familja me bilancin më tragjik nga tërmeti i 26 nentorit.

- Advertisement -

TE FUNDIT