10.5 C
Tirana

Shkolla rifillon në 23 mars? Përgjigjet ministrja Shahini

VENDI

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dhënë përgjigje nëse shkolla do të rifillojë në datën 23 mars apo do të ketë një shtyrje tjetër prej koronavirusit. Në një bashkëbisedim në “Facebook”, Shahini tha se ky vendim nuk është marrë ende dhe se duhet të pritet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim me të prekurit nga COVID-19.

Një vendim që nuk është marrë ende, por nëse merret, ne do të jemi të gatshëm që mësuesit t’i orientojmë drejt një vlerësimi që mund të bëhet përmes rrjeteve sociale, i cili do t’i mundësojë mësuesve të vlerësojnë nxënësit e njohuritë e tyre që kanë arritur deri në këtë pikë dhe të mund të vijojnë pastaj mësimin e zakonshëm pas kthimit në shkollë. Por, kjo është diçka që do t’ju informojmë më shumë ditët në vijim kur të marrim vesh nëse do ta kemi të nevojshme ta shtyjmë procesin e mësimit nga shtëpia përtej datës 23 mars.

Sipas ministres, kur nxënësit të kthehen në shkollë, nuk do të jetë e nevojshme të përsëritet çdo gjë sepse për këtë ka ndihmuar mësimi virtual.

Kujtojmë që shkollat, kopshtet dhe çerdhet u mbyllën në 9 mars për shkak të konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri.

Paraprakisht u vendos që institucionet arsimore të mbylleshin deri në datën 23 mars, por nuk ka ende një vendim nëse nxënësit do të rikthehen në banka në këtë datë.

- Advertisement -

TE FUNDIT