18.5 C
Tirana

Shkoi të kuronte nënën e sëmurë, emigranti shqiptar ndalohet në Serbi.

VENDI

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli ka dënuar arrestimin e një shtetasi të Kosovës nga policia e Serbisë dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij.

Pacolli përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se arrestimi i shtetasit të Kosovës është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të marrë masa për të parandaluar veprimet e Beogradit.

Mediat kanë raportuar se Nezir Mehmetaj ishte ndaluar të premten nga policia serbe në pikëkalimin kufitar në Merdare teksa po udhëtonte nga Zvicra për në Kosovë.

Neziri jeton prej 25 vitesh në Zvicër dhe kishte qenë për pushime në Kosovë por për shkak se nëna e tij ishte e sëmurë ai kishte shkuar në Beograd për ti bërë analizat.

- Advertisement -

TE FUNDIT