18.5 C
Tirana

SHKODËR, QEVERIA ZERO INVESTIME NË KULTURË

VENDI

Monumente të kulturës prej vitesh të lëna pa ndërhyrje po shkojnë drejt rrënimit total. Jo pak herë specialistë të trashëgimisë kanë bërë me dije se ka munguar ndërhyrja nga institucionet, që ka sjellë edhe degradimin e tyre

 

Në Shkodër me dhjetra objekte muzeale në qytetin e Shkodrës rrezikojnë të shembjen dita-ditës për shkak të amortizimit. Specialisti i Kulturës Ervin Gjini , ish-titullar i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare thotë se qeveria ka dhënë zero investime në kulture për Shkodrën

 

Një pjesë e madhe e ndërtesave janë në qendrën historike në lagjen ‘Gjuhadol”. Por janë edhe disa ndërtesa, të cilat ndodhen në pika të ndryshme të qytetit, që kanë statusin e monumenteve të kulturës. Mësohet se për këtë ende nuk është arritur një marrëveshje mes bashkisë dhe pronarëve të godinave.

 

Zona muzeale e ‘Gjuhadolit’ lë shumë për të dëshiruar, pasi projekti që u investua nga Banka Botërore pak vite më parë përfshinte shtrimin e rrugës me kalldrëm dhe restaurimin e fasadave, një pjesë e të cilave ndodhen në gjendje të mjerueshme.

 

 

 

MIRSAD RAKAJ STAR PLUS TV

- Advertisement -

TE FUNDIT