Nga NJVKSh, vijon të ndiqet situata epidemiologjike, dy nga pjestarët e familjeve të infektuara në Shkodër janë derguar në Tiranë me moshat përkatëse 66 dhe 78 vjeç, pasi kanë shfaqur shenja të rënduara, ndërsa pjesa tjetër e familjareve janë në gjendje të stabilizuar. Ndërsa vazhdon hetimi epidemiologjik mbi kontaktet e tjera të dyshuara në bashëkepunim me strukturat e DVP në të gjitha bashkitë.
Nga Filiali i Postës Shkodër janë shpërndarë gjatë ditës sotme në total rreth 2025 pensione në shtëpi:
Shkodra 1675.
Puka 200.
Malësi e Madhe 150.
Gjithashtu gjatë ditës sotme nga Bashkia Shkodër ka vazhduar mbështetja e familjeve me ushqime dhe materiale higjienike:
Janë mbështetur 41 familje me vështirësi ekonomike dhe sociale me pako ushqimore dhe higjienike në NJA Ana e Malit, të moshuar të vetëm dhe familje me shumë anëtarë.
10 Familje në ndihmë ekonomike me mbi pesë anëtare .
2 familje në ndihmë ekonomike nga fondi 6 % i ndihmës ekonomike
3 familje që u është refuzuar ndihma ekonomike në muajin shkurt 2020.
26 familje pensioniste me shumë anëtare, familjarë të papunë, me anëtar PAK ose të moshuar në familje, me veshtirësi ekonomike e sociale.
Janë mbështetur 11 famije të tjera në qytetin e Shkodrës, të moshuar, pa ndihmë dhe përkujdesje, me kushte shumë të vështira ekonomike e sociale, me pako ushqimore.
Ka vijuar puna për dezinfektimin e ambienteve në institucione të shërbimit publik dhe hapësirave publike përreth tyre.
Për dezinfektimin e ambjenteve të brendshme dhe hapësirës së jashtme:
Prokuroria Shkodër, Gjykata e Apelit Shkodër, Poliklinika e qytetit të Shkodrës, ambjente të brendshme dhe të jashtme përreth, si edhe mjetet në gadishmëri të poliklinikës.
Janë kryer punime për mirëmbajtjen dhe riparimin e defekteve në rrjetin KUZ në Shkodër:
Riparim kolektor të dëmtuar me gjatësi 12 metër linear, riparime pusea te kullat Italiane në Rus
Riparim të rrjetit KUZ, në përgjigje të kërkesës së qytetarëve: në afërsi të Shkollës Pyjore, tek ish ndërrja e Zunkthave.
Janë kryer punime për mirëmbajtjen dhe riparimin e defekteve në rrjetin KUB në Shkodër dhe rrjetin ujësjellës:
Riparime, në përgjigje të kërkesës së qytetarëve pranë shërbimit të “Kujdesit për Klientin”: çarje tubacioni Kolegji Turk, Rruga “Kupe Danja”, te ish Poçeria. tek Kisha e Arrës së Madhe.