23.5 C
Tirana

Shkodër, mësuesit ende pa marrë pagat, reagon Partia Demokratike.

VENDI

Dega e PD në Shkodër thotë se mësuesit e qytetit të Shkodrës akoma nuk kanë marrë pagat e tyre, shpërblimin për mundin e tyre gjatë muajit tetor. Në Shkodër veprohet me standartin e dëshirave të Zyrës Vendore Arsimore. Nuk është ZVA Shkodër ajo që përcakton datën e dhënies së pagave,pasi kjo përcaktohet qartë për të gjithë mësuesit në Republikën e Shqipërisë, thotë PD. Deklarata e PD Shkodër. Vazhdon dhu nimi psikologjik, profesional dhe ekonomik i mësuesve të Shkodrës.

Sot data 8 nëntor mësuesit e qytetit të Shkodrës akoma nuk kanë marrë pagat e tyre, shpërblimin për mundin e tyre gjatë muajit tetor. E gjithë Shqipëria këtë detyrim ndaj mësuesve e ka ekzekutuar që me datën 5 nëntor, ndërsa në Shkodër veprohet me standartin e dëshirave të Zyrës Vendore Arsimore. Nuk është ZVA Shkodër ajo që përcakton datën e dhënies së pagave,pasi kjo përcaktohet qartë për të gjithë mësuesit në Republikën e Shqipërisë.

Kush jua jep ju të drejtën që tju vononi pagat mbi 1200 familjeve që gjithçka e kanë të varur nga ajo pagë që edhe kaq sa është është qesharake ? Sa bursa studentësh varen nga kjo pagë, a e dini? Sa kredi bankash apo pagesa të tjera varen nga kjo pagë, ndërsa ju me papërgjegjëshmërinë totale që ju karakterizon as që doni tia dini. Të jeni të bindur se asgjë nuk do ti shpëtojë nga përgjegjësia një ditë shkaktarët e kësaj maskarade të rradhës së ce lulës rilindase në ZVA Shkodër.

- Advertisement -

TE FUNDIT