16.5 C
Tirana

Shkodër, amortizimi i rrugës pengon qarkullimin e mjeteve.

VENDI

Rruga Fahri Ramadani që bën lidhjen e 2 lagjeve Kiras dhe Rus ka shfaqur shenjat e para të amortizimit. Prej disa muajsh në gjatësinë e kësaj rruge janë krijuar gropa të thella në asfalt të cilat rrezikojnë drejtues mjetesh por edhe ata që përdorin biçikletën.

Një pjesë e gropave është krijuar si shkak i lagështirës nën shtresën e asfaltit që vjen nga tubacionet e instaluara të uëjsjellësit bëjnë të ditur banorët ndërsa tregojnë vështirësitë që kanë për të kaluar.

Apeli ndaj bashkisë Shkodër për rikonstruksionin e kësaj rruge është I tepërt shprehen ata. Kjo rrugë me intensitet të lartë të lëvizjes së qytetarëve rrezikon shkatërrimin e plotë në rast se institucionet përgjegjëse nuk ndërhyjnë në kohë në rikonsruksionin e saj.

Gjendja e këtij aksi tregon edhe një herë mungesën e vëmendjes që bashkia Shkodër ka ndaj problematikave sociale edhe kur ato shfaqen në qendër të qytetit. Burimi star plus.

- Advertisement -

TE FUNDIT