14.5 C
Tirana

SHKODËR , 4700 TURISTË KËRKUAN INFO TE ZYRA TURISTIKE

VENDI

Që nga fillimi i këtij viti numërohen rreth 4700 turistë nga vende të ndryshme të botës që kanë kërkuar të marrin informacione për qytetin e Shkodrës pranë zyrës së informacionit turistik . Përgjegjësi I kësaj zyre, Renato Lumçi tregon se krahasuar me vitin e kaluar, ka patur një trend në rritje të personave të cilat kanë kërkuar informacion në lidhje me pikat turistike dhe guidat e ndryshme.

Muzetë, kalaja Rozafa apo liqeni I Komanit dhe lumi I Shalës janë kthyer ne destinacionet më të preferuara të turistëve bën të ditur përgjegjësi Lumçi.

Turistët nga shtetet europiane si, Gjermania, Franca, Anglia vzhdojnë të jenë më besnikët, pasi jaën pushues të përvitshëm në Shqipëri tregon përgjegjësi I zyrës së informacionit turistike, Renato Lumçi.

- Advertisement -

TE FUNDIT