19.5 C
Tirana

Shkodër, 2620 ha tokë e përmbytur, masa për ushqimet dhe bagëtitë RROKULL SHQIPËRISË

VENDI

Reshjet në Shkodër vijojnë ta përkeqësojnë situatën e përmbytjeve, sidomos në disa zona specifike ku qarkullimi është është i pamundur. Transportimi është bërë me ndihmën e efektivëve, e ndërsa janë marrë masa për ushqimet dhe bagëtitë.
Deri tani nuk ka pasur prezencë uji në banesat e  zonave të prekura. Sipërfaqja totale e tokës së përmbytur në Bashkinë e Shkodres ka arritur rreth 2620 ha.
Bashkia Vau-Dejës
Njësia Administrative Bushat: Ka pasur 370 ha tokë të përmbytur.
Bashkia Shkodër
Njësia Administrative Bërdicë: Ka pasur 280 ha tokë të përmbytur. Niveli i ujit ka pësuar rritje në mënyrë graduale.
Njësia Administrative Dajç: Ka pasur 785 ha tokë të përmbytur.
Njësia Administrative Ana e Malit: Ka pasur 1150 ha tokë të përmbytur. Niveli i ujit ka pësuar rritje. Në fshatin Obot kalimi është bërë i mundur vetëm me varka. Bashkia
Shkodër vazhdon me anë të 2 mjeteve autobotë furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.
Njësia Administrative Guri i Zi
Ka pasur 5 ha tokë të përmbytur. Fenomeni i erozionit në tokat bujqësore ka vazhduar. Në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës, ka vazhduar gërryerja e tokës.
200 efektivë të batalionit të këmbësorisë të Vaut Dejës kanë vazhduar me operacionet për transportimin e komunitetit në fshatin Obot dhe shpërndarjen e pakove ushqimore dhe koncentratit për bagëtitë.
Deri më tani janë mbi 700 persona të asistuar nga FA. FNSH ka montuar rreth 300 metër barriera në fshatin Shirq të Njësisë Administrative Dajc.
Nga ana e Institucionit të Prefektit po vazhdon të monitorohet situata dhe po bashkëpunohet me strukturat e KESH, të bashkive në Drejtorinë
Rajonale të Kullimit, DBU, për ndjekjen e precipitimit të situatës, veçanërisht në territorin e Bashkisë Shkodër, mbështetjen e banorëve me ndihma ushqimore për komunitetin dhe bagëtitë,
sipas vlerësimeve të bëra nga bashkitë.
shqiptarja.com

- Advertisement -

TE FUNDIT