11.5 C
Tirana

Shifrat dramatike, shefi i sigurisë rrugore: 1366 aksidente brenda vitit

VENDI

Shefi i sigurisë rrugore Skënder Ismaili, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan u shpreh se numrin më të madh të aksidenteve rrugore e shkaktojnë drejtuesit e mjeteve, ndërsa tha se 60 përqind e ngjarjeve ndodhin në zonat rurale

Ismaili, duke iu referuar shifrave të 10 mujorit të fundit, tha se janë shkaktuar 1366 aksidente nga të cilët ka 193 viktima dhe 233 të plagosur

Janë shkaktuar 1366 aksidente nga të cilët ka 193 viktima, 233 të plagosur. Aksidentet rrugore sot konsiderohen një epidemi për shoqërinë se një nga një marrin jetë

Në totalin e ngjarjeve rrugore nëse i marrin, numrin më të madh e zënë veprimet e përdoruesve të rrugës, këmbësoret dhe drejtuesit e mjeteve, 1318 nga rreth 1600 shkelje në total, 28% e ngjarjeje rrugore janë sjelljet e gabuara të këmbësorëve.

Në totalin e shkeljeve rrugore që ka konstatuar policia gjatë këtij 10 mujori, janë 2276 raste të përdorimit të pijeve alkoolike.

Numrin më të madh të aksidenteve e shkaktojnë drejtuesit e mjeteve. 60 përqind të ngjarjeve i kemi pasur në zonat rurale.

- Advertisement -

TE FUNDIT