13.5 C
Tirana

Sherri me thika pasi i ngacmuan të fejuaren Policia ndalon tre të rinjtë

VENDI

Një 27-vjecar dhe e fejuara e tij mbetën të plagosur me thikë nga tre persona pasditen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ndodhi jashtë ambienteve të një lokali në zonën e Unazës së Re, teksa tre persona kane qëlluar me thikë Altin M., rreth 27 vjeç dhe të fejuarën e tij Klaudia K., rreth 23 vjeçe, pas një konflikti.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se sherri ka nisur pasi njeri nga tre personat ka ngacmuar të fejuarën e 27-vjecarit. Ky i fundit ka tentuar të iki nga lokali bashkë me të fejuarën e tij, por sapo kanë dalë jashtë tre të rinjtë e kanë ngacmuar sërish. Kur 27-vjecari është përgjigjur, njëri prej tyre e ka plagosur me thikë. E fejuara ka ndërhyrë për t’i ndarë, por është plagosur edhe ajo.
Pasi kanë qëlluar me thikë, tre autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia i ka arrestuar pak minuta më vonë. Ata janë H.N, Ç.Sh dhe F.P.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.05.2018, rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetësia K. K., rreth 23 vjeçe.
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

- Advertisement -

TE FUNDIT