20.5 C
Tirana

Shemsi Prençi jep alarmin për Shkodrën: Situata kritike, rrezikohen argjinaturat

VENDI

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ka bërë thirrje që në mbledhjet e Komisionit të Emergjencave në Shkodër të jetë edhe prokurori i rrethit pas situatës së shkaktuar nga përmbytjet. Kjo për të hetuar mbivendosjen tek veprat e artit.
Prençi deklaroi se rrezikohen që argjinaturat të çahen për shkak të nivelit të lartë të ujit dhe se ato duhet të monitoroheshin 24 orë.
“Është e pafalshme që të ndërtohet një rrugë si ajo e Velipojës pa marrë parasysh përmbytjet e vitit 2010. Punimet duhet të ndalen urgjentisht dhe prokuroria të nisë një hetim për punimet në rrugën e Velipojës.
Punimet të fillojnë pasi prokuroria të përfundojë hetimet për rrugën e Velipojës. Kërkohet një menaxhim ndryshe sepse situata është kritike”, tha Prençi.
Foto ilustruese
Foto ilustruese

- Advertisement -

TE FUNDIT