11.5 C
Tirana

“Shembull i nënës perfekte”: Beatrix dhe Alban Ramosaj, dedikim special për të shtrenjtën e tyre

VENDI

Nëna e Alban dhe Beatrix Ramosaj, Antigona feston sot përvjetorin e lindjes. Krahas fotove që kanë ndarë me të, artistët i kanë dedikuar dhe disa fjalë të ngrohta personit më të shtrenjtë. Beatrix shkruan se ndihet e bekuar që ka një nënë si ajo dhe se është shembulli i nënës perfekte.

 

“Gruaja më trime ka lindur sot! Gëzuar ditëlindjen mami im më e ëmbël! Shoqja ime e ngushtë. Mamaja më e mrekullueshme që ka sakrifikuar kaq shumë. Ti je shembulli perfekt i nënës perfekte. Të dua dhe do të vlerësoj përgjithmonë! Numëroj bekimet e mia çdo ditë.

 

Bekimi më i madh nga të gjithë është që të kem një nënë të bukur, të kujdesshme si ty në jetën time. Lutem për më shumë vite, më shumë fuqi, më shumë shëndet, më shumë pasuri dhe #do gjë që zemra jote dëshiron. Uroj që ditët e tua të jenë aq të mrekullueshme siç je dhe ti. Të dua!”, ka shkruar Beatrix.

 

Ndërkaq, Albani ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen mami më e famshme e momentit. Të kam jetë”, shkruan Albani. Kujtojmë që fitoren e pak javëve më parë tek “Kënga Magjike” Albani ia dedikoi së ëmës.

- Advertisement -

TE FUNDIT