10.5 C
Tirana

Sa kushton dhe kush do ta paguajë avokatin francez? Berisha i shmanget dy herë pyetjes së gazetarëve

VENDI

Pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA, Sali Berisha doli ditën e sotme në një konferencë për mediat ku deklaroi se do të padisë në Francë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Por pyetjes së gazetarëve se kush do ta paguaj dhe sa kushton avokati francez i cili do të përfaqësojë Berishën në Paris, ai iu shmang dy herë duke mos u përgjigjur.
Ai u shpreh se grupi parlamentar i PD-së nuk ka lidhje me këtë çështje, duke shtuar se është ai që do të vendosë në vend dinjitetin e tij dhe se shpalljen “non-grata” nga SHBA ndaj tij dhe familjes e konsideron cënim të dinjitetit.

“Grupi parlamentar nuk ka lidhje me betejën time, betejën do ta bëjnë avokatët. Unë jam dhe insistoj për marrëdhënie të mira, por duhet të kuptohet që harmonizimi i objektivave do kohë të evolojë. Unë nuk jam në gjendje ta pohoj se çfarë i shtyu pas 8 vitesh i tërhequr nga drejtimi i vendit, se në politikë jam. Me rëndësi është që motivi është i bazuar mbi të pavërteta”, tha Berisha.

Më tej ish-kryeministri tha se familjarët, njësoj si ai kanë respektuar ligjet e vendit. “Ka tetë vite akuza dhe asnjë proces, asnjë padi penale. Përse? Sepse nuk kanë prova, gjithmonë i kam respektuar ligjet. Unë thash se do t’i drejtohem gjykatës dhe besoj se nuk duhet të flas më për këtë çështje”, u shpreh ish-kryeministri.

“Dinjiteti i njeriut është thelbi i njeriut të lirë. Jam përpjekur gjithë jetën ta ruaj”, tha Berisha, i ciil mohoi qw familjarwt e tij tw jenw pwrfshirw nw afera korruptive.

- Advertisement -

TE FUNDIT