23.5 C
Tirana

“Kam marrë kërcënime prej tij”/ Mustafa Nano: Berisha është i vetmi njeri që kam frikë!

VENDI

Analisti Mustafa Nano tha sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Sali Berisha është i vetmi person të cilin ka frikë. Gjatë emisionit ai gjithashtu tregoi se ka marrë kërcënime prej tij dhe se kjo ishte hera e parë që po tregonte diçka të tillë.

Pjesë nga diskutimi:

Nano: Çani mos e moho që ke frikë nga Berisha. Berisha është i vetmi njeri që kam frikë, kam marrë kërcënime. Hera e parë që po i them. Çani mos më thuaj që ti nuk ke frikë Berishën?

Çani: Jo fare. Unë kam qenë në një gazetë që e sulmonte dhe kam bërë shkrime në gazetë ndaj tij me emër. Frikë nga ai nuk kam pasur, lere mos e nxirr si gogol tani.

Nano: Berisha është një horr i madh në historinë e këtij vendi dhe fakti që po merret një vendim i tillë nga DASH është vendim i madh. Ai ka qenë një horr, vrasës./MCN

- Advertisement -

TE FUNDIT