20.5 C
Tirana

Rudina: Marku takoi në varrim pacientin zero, dyshojmë…

VENDI

Në një lidhje direkte me Shqipëria Live aktorja e humorit Rudina Dembacaj rrëfeu se së bashku me partnerin e saj Mark Frrokun druhen se mund ta kenë kaluar ose mund të jenë ende me koronavirus.

Kjo nisur nga fakti që Frroku ka takuar në një ceremoni mortore një nga pacientët zero saktësisht i ka dhënë dorën. Dembacaj u shpreh se ende tani ata nuk e dinë nëse janë apo jo të infektuar dhe nëse kanë mundur ta kalojnë totalisht gjendjen e rënduar shëndetësore.

Por si lindën dyshimet? Rudina tregoi se si ajo ashtu edhe partneri të cilët prej 3 ditësh po shfaqin gjendje të mirë shëndetësore kanë patur temperaturë shumë të lartë shoqëruar me kollë dhe dhimbje të fuqishme muskulare.

Marku kishte dhimbje trupi i shkoi tempratura 40. 2 por pas paracetamolit iu ul. Këmbët nuk i ndjeja më ishin paralizuar. Aty e ndamë mendjen se kishim koronavirus.

Ne jemi mbyllur në shtëpi me 5 anëtarë të tjerë dy janë prindërit e tij 80 e ca dhe 70 e ca vjç. Të moshuarit dhe fëmijët skanë asnjë simptomë. Kishim frikë mos infektonim prindërit e tij sepse ishim bashkë.

Unë gatuaja për të gjithë. Ende nuk e kemi hequr dyshimin nëse kishim apo kemi koronavirus u shpreh Dembacaj. Gjatë bisedës Dembacaj ndau edhe eksperiencën e saj aspak të këndshme me numrin 127.

Ku u shpreh se pasi telefonoi për herë të tretë hasi me një infermiere shërbimi telefonik i të cilit nuk i pëlqeu e ndërsa doktoresha e 127 i tha se nuk kishte tampon nuk mund të shkonin në shtëpinë e tyre por duhej thjesht të izoloheshin.

- Advertisement -

TE FUNDIT