11.5 C
Tirana

Rudina Hajdari rrëfen arsyen pse braktisi SHBA-në pas 20 vitesh.

VENDI

Deputetja Rudina Hajadari njëherazi dhe vajza e liderit të Lëvizjes Studentore Azem Hajdarit ka dhënë së fundmi një intervistë ndryshe ku politikën e ka lënë disi mënjanë.

Rudina ka treguar disa të pathëna nga jeta e saj private duke nisur nga periudha kur u zhvendos në Shqipëri marrëdhënia me të bijën dhe deri tek menaxhimi i kohës së lirë.

Teksa është pyetur se pse vendosi ta braktisë Amerikën pas 20 vitesh Hajdari ka treguar se dëshironte gjithmonë të ndiqte ëndrrën e babait të saj.

Gjithmonë qëllimi im ka qenë të kthehem në Shqipëri dhe të ndjek hapat e tim eti kjo ishte me rëndësi të madhe për mua. Mendoj se kam shumë për të dhënë në këtë drejtim.

Dhe dua të kontribuoj në zhvillimin dhe në rrugën europiane të Shqipërisë ndaj dhe nuk pendohem aspak u shpreh deputetja. Ndër të tjera ajo ka treguar se i mungon stili i jetesës në SHBA pasi njerëzit atje nuk fusin hundët vend e pa vend.

Mosfutja e hundës vend e pa vend. Amerikanët kanë një shprehje që thonë its none of your business që është një koncept që nuk përdoret zbatohet këtu tha deputetja. Gjatë bisedës Rudina Hajdari ka theksuar se e ka për nder të identifikohet si e bija e Azemit dhe që ka lindur në Tropojë.

- Advertisement -

TE FUNDIT