11.5 C
Tirana

Rruga Shkodër-Velipojë, ç’po ndodh me të?!

VENDI

Mbi 100 familje të Bërdicës vazhdojnë që të mbajnë të bllokuar punimet në rrugën Shkodër Velipojë. Bëhet fjalë për segmentin nga Harku i Bërdicës deri në Bërdicë e Madhe që ka të paktën afro 2 vite që është bllokuar.

Kjo sepse e gjithë toka e banorëve është shfrytëzuar për rrugën ndërsa banorët thonë se ende nuk kanë marrë nga shteti dëmshpërbimin që i takon.

Për pronarët e tokave që preken nga aksi i parë i rrugës Shkodër Velipojë një metër tokë është vlerësuar me 2 mijë lek metri katror. Rruga Shkodër Velipojë në pjesën më të madhe të saj është ndërtuar.

Mirëpo segmenti hyrës mbetet i bllokuar për shkak të mospërfundimit të procesit të shpronësimit. Shkodër Velipojë është një nga rrugët më të rëndësishme në veri të vendit.

Jo vetëm në funksion të turizmit e banorëve që jetojnë aty por për gjithë ekonominë e vendit por punimet e tejzgjatura dhe mos përfundimi në afate ka thyer cdo limit.

Kjo për shkak se Velipoja është një nga pikat kyçe që vizitohet çdo vit kryesisht gjatë sezonit veror nga pushuesit nga Kosova dhe rruga që e lidh me Shkodrën konsiderohet si shumë e rëndësishme.

- Advertisement -

TE FUNDIT