19.5 C
Tirana

Rritet sërish numri i të prekurve me koronavirus në vend, rikthehen rastet në këtë qytet

VENDI

Vazhdon rritet numri i te prekurve me koronavirus në vendin tone, duke shkuar ne 832, me 12 raste te reja. Shumica ka qene kontakt i personave pozitive, nga hetimi epidemiologjik. rakacolli

 

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.
Pas dites pa asnje rast te ri, rikthehen infektimet ne Fier me 3 raste te reja.

 

E PLOTE
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 12 raste të reja, shkon në 832 numri i të prekurve
25 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 395 numri i të shëruarve

 

Prof. Mira Rakacolli
Zv/ Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Në informimin e sotëm në lidhje me situatën e Covid-19 ju bëjmë me dije së gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të semurë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik.
Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: Në Fier 3 të prekur, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, 2 në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë.

 

Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga Covid-19 shkon në 832.
Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona.
Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.

 

Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.
Situata epidemiologjike e infeksionit Sars Cov 2 dhe sëmundjen Covid 19 në Shqipëri, po monitorohet me shumë kujdes nga të gjitha strukturat shendetesore. Veçanërisht në këtë situatë të lehtësimit të masave, është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e rekomanduara nga autoritetet shendetesore sidomos distancimi fizik si një nga mjetet më efikase të parandalimit të infeksionit. Po ashtu bizneset e hapura duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, në mbrojtje të shëndetit publik dhe të parandalimit të shtimit të infeksionit.

 

Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.
Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

- Advertisement -

TE FUNDIT