21.5 C
Tirana

Rritet sërish nota mesatare për në universitet: Cili do të jetë kufiri i ri?

VENDI

Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e botës së arsimit, duhet fillimisht të kenë mesatare të lartë! Ndonëse pak muaj më parë, për maturantët që duan të studiojnë në programet e mësuesisë, u vendos nota 7.5, kufiri i ri për vitin 2019-2020 do të jetë nota 8.

Një lajm të tillë e tha vetë ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

“Sivjet e kemi çuar notën mesatare për t’u pranuar në programe të ndryshme të mësuesisë në 7.5, me idenë që vitin tjetër do ta çojmë në 8. Unë kam nisur punën në ministri në 2017 dhe sugjerimi im ishte që menjëherë të vendosej mesatarja 8.”- është shprehur Shahini.

Ky ndryshim, nuk prek vetëm studentët që duan të vazhdojnë për mësues, por gjithë maturantët. Vetëm ata që kanë mesataren mbi 6.5 do të munden të vazhdojnë studimet e larta, të tjerët mund t’i drejtohen programeve profesionale, për të dalë më shpejt në tregun e punës.

Përsa i përket ndryshimit në rritjen e kufirit të notës për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e arsimit, kjo bëhet me qëllim që profili i mësuesëve të ardhshëm të jetë në nivelin e duhur.

Burimi: Anabel

- Advertisement -

TE FUNDIT