13.5 C
Tirana

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, zgjerohet harta e qyteteve të prekura.

VENDI

Ministria e Shëndetësisë 8 raste të reja me COVID 19 në total 23 raste pozitive. Nga rastet e reja 2 janë në Durrës 2 në Elbasan 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID 19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID 19.

Njoftimi u bë publik gjatë komunimit të përditshëm nga zv Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli 5 prej ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë 3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID 19.

Një rast tjetër 31 vjeçari me banim në Tiranë me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45 vjeçare nga Rrogozhina me histori udhëtimi me Italinë.

Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera në total që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta.

Sikundër e përmendëm 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi.

2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin të ndjerën por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi.

Lidhur me mjekët dhe infermiërët e Durrësit 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë. Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve numri i personave në vetëizolim është 18 numri i personave në vetëkarantimim është 134 njofton ministria e Shëndetësisë.

- Advertisement -

TE FUNDIT