20.5 C
Tirana

Rritet numri i shqiptarve në Al-Hol, Taulant Kopliku: Situata e frikshme, qeveria shqiptare e fjetur

VENDI

Alvin u kthye në shtëpi, po me fëmijët e tjerë ccafrë do të ndodhë? Kjo ka qenë pyetja që është ngritur sonte në emisionin “Vizioni I Pasdites” në Vizion Plus.

Për të folur për situatën në atë që cilësohet si kampi I ferrit,gazetari i “Le Iene” Taulant Kopliku, në një lidhje skype foli për shifra të frikshme sa I përket shtetasve shqiptarë.

Ndërsa përsa I përket angazhimit të qeverisë shqiptare ai shtoi: “Në këtë moment shteti ka qenë i fjetur. Kosova ka lëvizur mjaft mirë para nesh dhe ka marrë rezultate. Ndërsa rezultati i parë jo dirket i qeverisë shqiptare është Alvin dhe kuptohet pjesën më të madhe e kishin Italianët,” ka përfunduar Kopliku.

Megjithëse nuk ka ende shifra zyrtare për nurmin e shtetasve shqiptarë në kampin Al-hol sipas gazetarit Eni Ferhati së shpejti do shtohen dhe dy fëmijë të tjerë, pasi dy gra shqiptare janë shtatëzënë.

“Nga burimet e mia nga agjencitë e zbatimit të ligjit, numri i shqiptarëve në kampin Al- Hol pritet të shtohet. Janë të paktën dy gra shqiptare që janë shtatëzënë,” – ka deklaruar Ferhati.

- Advertisement -

TE FUNDIT