23.5 C
Tirana

Rrëmbehet fëmija 11 vjeç, familjes i kërkojnë 50 mijë euro

VENDI

Një 11 vjeçar nga qyteti i Shtimes dyshohet se është rrëmbyer. Në orët e mbrëmjes së sotme, ai është marrë nga një makinë, derisa familjes për lirimin e tij i janë kërkuar 50 mijë euro.
Xhaxhai i E.T., Xhevdet Tafa ka thënë për Gazetën Express se 11-vjeçari po luante me një djalë tjetër kur është ftuar nga disa persona nga një makinë që po kalonte afër. Sipas rrëfimit të djalit të xhaxhait, i cili ishte i pranishëm në momentin e rrëmbimit, kur E.T iu afrua makinës, ai u fut brenda me dhunë.
“E kanë thirr në emër disa persona në një veturë, ai është afruar pastaj e kanë marrë tek makina dhe e kanë futur brenda”, tregon Tafa, përcjell albinfo.ch.
Nga ai moment ata nuk kanë marrë lajme për djalin përveç një mesazhi ku kërcënoheshin me jetën e tij. “Nëse nuk ban 50 000 euro, E… mos e kerko ma”, thuhet në mesazhin që morën.
Tafa, i cili nuk jeton në Kosovë thotë se nuk kanë probleme me askënd. “Nuk di asgjë, unë nuk jetoj këtu”, theksoi ai. Ngjarjen e kanë denoncuar në polici por nuk kanë dyshime se kush mund të jetë pas kësaj ngjarje.
Policia e Kosovës deklaroi se “kemi marrë informacion se rreth orës 20:00 një fëmijë i moshës 11 vjeçare është rrëmbyer. Policia është në fazën e verifikimit dhe hetimit të ngjarjes”, ka treguar për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
© SYRI.net

- Advertisement -

TE FUNDIT