17.5 C
Tirana

Rozana Radi e para që reagon për kampionin shqiptar të boksit që jeton në mjerimim.

VENDI

Boksieri Klevis Çelaj u shpall kampion në kategorinë Elite për të rritur për peshën 52 kg në kampionatin kombëtar të mbajtur në pallatin e sportit Farie Hoti në kryeqytet në datën 7 nëntor. Kampioni nga qyteti i Vlorës stërvitet në kushte aspak të ngjashme me ato të kundërshtarëve të tij, ku pajisjet e tij stërvitëse janë vetëm një thes boksi, dorashkat dhe litari, pavarësisht se vetë ky sportist stërvitet në natyrë.

Por deklarata e tij gjatë një intervistë mediatike, se ka marrë shpërblim 140 mijë lekë edhe pse ka dalë kampion dhe jeta e tij në familje është në kufijtë e mjerimit, ka sjellë reagim edhe të personazheve të njohur të ekranit. Po ja të shikosh motrën e vogël, të kesh një pjatë gjellë dhe të shkosh 5 veta në shtëpi , sdi kujt tja japësh më përpara atë pjatë.

Jam menduar, kujt tja jap më përpara, ka thënë kampioni i boksit, i cili ka shpërthyer në lot gjatë emisionit. Ndërkohë, këngëtarja dhe tekstshkruesja Rozana Radi ka postuar një foto të tij në Instagram dhe pyet Si tja bëjmë për të jetuar. Postimi i plotë.

- Advertisement -

TE FUNDIT