18.5 C
Tirana

Romana Vlahutin nga Shkodra: Populli shqiptar e meriton Europën, politika duhet të plotësojë standardet

VENDI

Nga Shkodra në “Ditën e luleve”, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin deklaroi se shqiptarët meritojnë Europën, por më parë duhet që të përmbushin standardet.
“Ky është fillimi më i bukur i javës së Europës.
Kam ardhur me një pjesë të ambasadorëve të vendeve anëtare, jam e lumtur. Shkodra është një nga qytetet e preferuara.
Shkodranët janë europianë prej qindra shekujsh, shqiptarët janë europianë, por ajo që duam të bëjmë është që të sjellim standardet europiane këtu”.

Pyetjes se nëse politika shqiptare e meriton Europën, ambasadorja iu përgjigj me një ‘thumbim’ për klasën politike.
“Populli shqiptar e meriton Europën. Bashkësia europiane nuk është bashkësi politikanësh, por bashkësi midis njerëzve.”
Deklaratat ambasadorja i bëri e shoqëruar nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi në kuadër të ditës së luleve dhe nisjes së javës së Europës.
Shqipëria ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave, ndërsa në fund të qershorit vendoset.
Credit: shkodraweb.com

- Advertisement -

TE FUNDIT