16.5 C
Tirana

Rita Ora në gjende të keqe shëndetësore, u tregon fansave nga se vuan.

VENDI

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora vuan prej kohësh nga tonsiliti akut, thënë më thjesht problemet me bajamet, teksa në një intervistë së fundi ajo ka treguar se sa e vështirë është për të të përballet me sëmundjen.

Këngëtarja nga Kosova ka treguar se e gjithë kjo i ka ardhur nga lodhja e tepërt. Së fundmi ajo ka postuar një mesazh rreth kësaj gjendje dhe paralajmëron çdokënd se shëndeti mendor e fizik duhet të vijë i pari, para së gjithash.

E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezultatet më të mira të mundshëm sa nuk dëgjoj trupin sepse nuk dua të zhgënjej askënd.

Por ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robotë dhe duhet të kujdesemi për shëndetin fizik dhe mendor.

Shpresoj që ky problemi me grykët të marrë fund, po më shkatërron vërtet. Gjithsesi ju dua të gjithëve, ka thënë Rita.

- Advertisement -

TE FUNDIT