20.5 C
Tirana

Rikthehen më në fund në atdhe, 110 shqiptarët e parë që mbetën në Itali pas mbylljes së kufijve

VENDI

Më në fund, pas më shumë se një muaji të mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë, ka mbërritur në Rinas grupi i parë i të riatdhesuarve nga Roma.

Avioni Air Albania i nisur nga Roma mbërriti në vendin tonë në orën 16:55 me 110 pasagjerë. Ata do të karantinohen për 14 ditë në hotelet në Durrës, të përcaktuara nga Ministria e Infrastrukturës.

Sot rinisën fluturimet nga disa destinacione në Europë për të rikthyer në atdhe shqiptarët që mbetën jashtë për shkak të mbylljes së kufijve si rezultat i masave të forta që u morën për të parandaluar përhapjen e epidemisë së koronavirusit.

Grupi i parë i shqiptarëve erdhi nga Stambolli. 45 persona, pjesa më e madhe studentë mbërritën në orën 09:25 në aeroportin e Rinasit.

- Advertisement -

TE FUNDIT